Wed. Oct 16th, 2019

Batuta mes Ramës dhe Vuçiç gjatë shëtitjes në Novi Sad, kryeministri serb: Edi is the guy!

Liderët e tre vendeve të Ballkanit pasi zhvilluan takimin për ‘Shengenin Rajonal’, kanë dalë një xhiro në shëtitoren e Novi Sad, Serbi.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeminisrja serbe Ana Bërnabiç dhe presidenti Aleksandër Vuçiç duken mjaft të qeshur në shëtitjen e tyre, teksa kamerat i kanë ndjekur këmba-këmbës.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as batutat mes tyre. Gazetarët e kanë pyetur Vuçiçin se çfarë do të thotë ky takim për Ballkanin.

Lideri serb e ka nisur me një batutë për Ramën. “Edi is the guy…”, shprehet Vuçiç duke ja dhënë më pas fjalën Ramës, i cili pasi buzëqesh shton:

“Eshtë mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com