Wed. Oct 16th, 2019

Shkrumbohet Range Rover-i i Kryetarit të Bashkisë së Vlorës

Makina e Kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli është përshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:26 e mëngjesit, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës.

Automjeti tip Range Rover e cila përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë ka qenë e parkuar pranë pallatiti ku kryebashkiaku banon.

Si pasojë e djegies së automjetit Range Rover është djegur edhe një automjet tip Ford që ishte parkuar në afërsi . Automjeti tip Ford është e shtetasit me iniciale B.A.

Nga flakët, të dy automjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com