Wed. Oct 16th, 2019

Shtyrje e mundshme e negociatave? Mimi Kodheli tregon kush do të humbasë me 18 tetor

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar, Mimi Kodheli e ftuar në studion e emisionit “45 Minuta” tha se nëse javën tjetër nuk do të hapen negociatat, humbja do të jetë e BE-së dhe jo e shqiptarëve.

“Humbja do të jetë e atyre dhe jo e shqiptarëve. Shqipërisë do i bëjë vetëm mirë. Le të ndodhë çfarë të ndodhë javën tjetër.Finlanda ka kërkuar pa asnjë kusht hapjen e negociatave. Themeluesit e Europës duhet të reflektojnë, janë duke e ekstremizuar qëndrimin në raport me ata që janë ndryshe nga feja, prejardhja apo gjuha. Po lulëzojnë partitë e ekstremit të djathtë. Të gjitha politikat e viteve të pasluftës u ngritën bazuar në parime dhe vlera që ne duam ti përfaqësojmë. Vijmë te skeptikët tani.”-tha Kodheli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com