Wed. Oct 16th, 2019

U arrestuan me helikopter në det: Asnjë provë implikuese! Greqia liron nga qelia tre skafistët shqiptarë

Lirohen tre shqiptarët e gomones që u kap në Greqi pranë kufirit me Turqinë në detin Egje. Pavarësisht se ata akuzohen se ishin pjesë e grupit që transportonte rreth 1 ton kanabis në rrugë detare me gomone nga Shqipëria nëpërmjet Greqisë për në Turqi gjykata i la të lirë me detyrim paraqitje tre herë në muaj në polici dhe garanci pasurore nga 10 mijë euro secilit.

Tre shqiptarët e liruar nga qelia Aleksandër Brozi 25-vjec, Hajri Shehaj 42-vjec dhe Renato Dalipaj 42-vjec, të tre nga Vlora kanë refuzuar të kenë lidhje me drogën e kapur në një shpellë në ishullin Piperos, pranë Alonisos. Shqiptari tjetër Gjergji Xhezo 35-vjec, që u kap një ditë më pas me një gomone tjetër në atë zonë dhe që tregoi ku ishte fshehur droga nuk ka pranuar se ka lidhje me tre bashkëpatriotët e tij.

Ndaj 35 vjeçarit është dhënë masa e arrestit me burg, por për tre të tjerët drejtësia greke nuk ka ende asnjë provë se ata lidhen me 1 ton kanabis që janë kapur në ishullin Piperos, pavarësisht se dyshimet e policisë janë që skafi I tyre ishte pjesë e grupit që po trafikonte drogën drejt Turqisë. /Shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com