Sun. Jan 19th, 2020

Nëse Dvorani do jet Katica Janeva, ti shoku Ilir e sigurtë që do përfundosh në Reç…

ilir-meta-burg-590x354-590x330-1.jpg

Nga Anri Bala

Ilir Meta sinqerisht na ka çuditur të gjithëve, duke qenë larg atij malësori Skrapari, epitet me të cilin përkëdhelte egon herë pas here, duke treguar një gjest prej kopjaci për të trimëruar sadopak veten. Në fakt kurrë nuk më ka shkuar në mend e jo ta them, se Iliri vetëm për emrin që ka duhet të kishte pak burrëri, guxim dhe krenari por… hiç. Më e keqja e të gjithave është, se e kapin paranojat dhe herë pas here kthehet në vendin e krimit.

Nuk mendoj se e bënë nga dëshira, por nga dobësia dhe tmerri… i fundit të tij. Por që të jet më pak i frikësuar nuk duhet ta harroi kurrë thënien: Më mirë një fund i tmerrshëm, se sa një tmerr pafund… ashtu siç u ka hije “kryetarëve të shtetit” si puna e tij.

Vërtetë është i frikësuar, por të mos e jap veten dreqi ta haj! Kthimi në vendin e krimit, duke gjetur për anologji disa histori, që u ngjajnë si dy pika ujë historive të tija të errëta e të pazbardhura, ¨është një minus i rëndë për kryetarin e shtetit, që me dashje apo pa dashje, i çorientuar në gjykim, akuzon kryetarin e KED, gjyqtarin Dvorani, se ka bërë krim më të rëndë se gjobvënia e një biznesmeni, duke e krahasuar me Katica Janevën, kryeprokuroren speciale të Maqedonisë Veriore, e cila dënoi me burg mikun e tij Nikolla Gruevski, vetëm për 600 mijë euro të shpërdoruara, shumë kjo e njëjtë me atë që Meta u akuzua për gjobvënien e një biznesmeni.

Rastësia vërtet është e çuditshme, por fati deri tani nuk është i njëjtë. E rëndësishme ështe, se Meta e ka kuptuar se krimi i gjobvënies është shumë i rëndë, por kërcënon i çekuilibruar… se cilido që do e kërcënoi atë për gjobvënen me bllokun e kuq, do ketë fatin e Janevës. Fati i Katica Janevës, erdhi si rezultat i një intrige të kurdisur nga miqtë e Gruevskit, se kishte përfituar 4 mijë euro nga një aferë 1 milion euro dhe intrigantët në strukturat e prokurorisë, arritën ta burgosnin thjesht për hakmarrje, sepse asgjë nuk ka përfunduar dhe Gruevski nuk ka asnjë shans t’i shpëtoj burgosjes.

Pra Meta duke e quajtur Dvoranin Katica, e ka kërcënuar me video, ashtu siç bënë grupet mafioze maqedonase për të hequr qafe përkohësisht prokuroren e hekurt Katica Janeva.

Kërcënimi me video, na bënë të dyshojmë se Metën e ka kapur sëmundja e “Videofobisë”, e cila e ka çoroditur dhe herë pas here e kthen aty, në sallën e gjyqit, aty ku Dvorani ose “Katica” sipas tij, kërkonte pranga për gjobvënie.

Mirëpo për fatin tonë të keq dhe për fatin e tij të nxirë, vendi ynë nuk kishte Katica, sepse Iliri dhe shokët e tij që morën çelsat e Presidencës, e kthyen atë në kullën e barit, për ta djegur vendin dhe popullin me farën që hodhën në gjykata dhe prokurori… “krimodrejtësi”.

Iliri kërcënon sot gjyqtarin se do e burgos, por a do ketë kohë, për ta gjetur si homologu i tij… strehën e azilit?! Reforma po vrapon më shpejt se Iliri dhe kam frikë se do e arrij shpejt Reçin, ashtu si Gruevski, e pastaj le të bëhet ç’të bëhet me Dvoranin.

Nëse Meta do lërë pas ndonjë anëtarë të bandës “krimodrejtësi” ashtu siç po përpiqet, nuk besoj se do mundet më, as me guxim prej frikacaku, por as me frikë prej guximtari, sepse frika nuk jep është shpresë, por makthe deri në vuajtje!/Ekskluzive.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com