Sun. Jan 19th, 2020

I sëmurë dhe i braktisur! Gëzim Kruja bëhet 80 vjeç: Zef Deda i bën vizitën që të përlot

B239F53E-6E62-4640-8222-993222FE04A6.jpeg

Ai njihet për humorin e tij tipik shkodran, por mesa duket të gjithë e harruan Gëzim Krujën, “Mjeshtrin e Madh”, në këtë 80-vjetor.

I vetmi që iu gjend pranë në këtë ditë të veçantë për të ishte kolegu i tij, Zef Deda.

Gazetari Senad Nikshiqi nga Shkodra, ka kontaktuar Zef Dedën dhe kanë vendosur së bashku të shkojnë ti bëjnë vizitë surprizë humoristit shkodran.

Gëzim Kruja duket i habitur kur sheh në derën e shtëpisë aktorin Zef Deda. Në këtë 80-vjetor, Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

Teksa fshin lotët me shaminë e tij të nxjerrë nga xhepi Zef Deda shprehet: Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë.

Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe nja dy të tjerë bashkë me televizionin”.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com