Mon. Feb 24th, 2020

“Ndjehemi të diskriminuar”! Mbi 300 të dënuar në burgun e Fierit i dërgojnë letër Ruçit: Na jepni një shans

te-burgosur-1229_1483005305-4863020-620x330.jpg

Me anë të një letre dërguar kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi, mbi 300 të dënuar që vuajnë dënimin në burgun e Fierit luten për një amnisti të përgjithshme.

Në letrën e firmosur nga mbi 300 të dënuar, ata shkruajnë se ndihen të diskriminuar nga drafti i amnistisë për gratë.

“Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i përpiluar për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tyre ku përmendet edhe tërmeti i 26 nëntorit që tronditi shqiptarët.

LETRA E PLOTË

I nderuar zoti Gramoz Ruçi!

Kemi dëgjuar me vëmendje znj.ministre Etilda Gjonaj për draftin e amnistisë. Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i përpiluar për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj. Katastrofa natyrore na tronditi të gjithëve, jashtë njerëzit e lirë kishin mundësi të dilnin jashtë shtëpive të tyre, por ne, të dënuarit, vetëm Zotit i luteshim, mëshirë te ai kërkuam sepse ishim brenda katër mureve në pamundësi për të dalë, të panikosur dhe me mendje te shtëpia, tek fëmijët e familjet tona…

Ju lutemi gëzojini familjet tona, nënat tona, me një amnisti të përgjithshme, pa dallime.

Ju lutemi merreni në konsideratë kërkesën tonë,

Me shpresë e me respekt të dënuarit e I.E.V.P Fier.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com