Mon. Feb 24th, 2020

Foto/ Bashkia harron dritat ndezur edhe në ditë me diell, por kush e paguan faturën?

fotofotot.png

Nuk e di nëse u ka rënë rruga të kaloni këto ditë nga “Mylsym Shyri”, e të shihni se si festimet për fundvitin kanë filluar që tani.

Është periudhë festash dhe sigurisht që me dritat shumëngjyrëshe ndihet edhe më tepër atmosfera.

Por kjo nuk është fatura e vetme që do na shtohet në listën tonë, pasi përveç tyre janë edhe disa drita që ditë-natë rrinë ndezur dhe në këtë mënyrë detyrohemi që paguajmë edhe deficitet që krijon bashkia me ndriçimin e qytetit.

“Fjala.al” po ju sjell disa foto ekskluzive më poshtë. Sipas fotove që po ju tregojmë shihet se në disa prej shtyllave edhe pse në mesditë dhe në ditë me diell, dritat qëndrojnë të ndezura për të ndriçuar kalimtarët që po verboheshin nga drita e diellit.

Por mos u shqetësoni, faturën për ndriçimin e rrugës gjithmonë e paguajnë qytetarët, dhe këtë herë do të jenë përsëri ata që do të paguajnë dhe gabimet që bën administrata e Bashkisë Tiranë./Fjala.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com