Tue. Feb 25th, 2020

Bletët shpallen zyrtarisht :”Qeniet më të rëndësishme në tokë”! Zhdukja e tyre do të sillte fundin e njerëz

800-0-5e1f37615b73c.jpg

Në një takim të Royal Geographic Society të Londrës, Instituti Earthwatch shpalli bletët speciet më të paçmueshme në këtë planet. Dhe së bashku me të vjen edhe pjesa shqetësuese pasi nëse bletët do të zhdukeshin sot, njerëzimit do t’i vinte fundi shumë shpejt!

Shkencëtarët dhe ekspertët e jetës së egër kanë shtuar bletët në listën e specieve që janë të dënuara me zhdukje në të ardhmen e afërt, nëse njerëzimi nuk bën diçka për insektet e tij më të dobishme.

Humbja e bletëve do të jetë katastrofike për njerëzimin pasi ato janë të pazëvendësueshme. Lidhja midis bletëve dhe bimëve është një nga bashkëpunimet më të gjera, harmonike dhe të ndërvarura në planet. Një marrëdhënie e krijuar gjatë një periudhe prej afro 100 milion vitesh ka çuar në krijimin e një diversiteti të pasur të specieve dhe gjithashtu ka promovuar shtimin e specieve njerëzore në tokë.

Ekzistojnë më shumë se 20 mijë lloje bletësh megjithatë, një numër dërrmues i tyre nuk jetojnë në koshere. Ato ndryshojnë në madhësi nga 2 mm në 4 cm dhe nuk përshtaten mirë me llojet e reja të bimëve.

75% e të lashtave ushqimore që prodhojnë farat dhe frutat që konsumojmë ndikohen, të paktën pjesërisht, nga pllenimi ndërsa 87 nga kulturat kryesore të ushqimit në të gjithë botën mbështeten plotësisht ose pjesërisht prej tij. Kjo, nga ana tjetër, ushqen mijëra lloje kafshësh dhe shpendësh. Ato janë arsyeja kryesore për larminë e specieve bimore. Rënia e popullatës së bletëve do të ndikonte negativisht në të korrat e mëdha si kafeja, kakaoja, bajamet, domatet dhe mollët për të përmendur vetëm disa, sipas raporteve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO).

Ëmbëltuesi më i vjetër i njohur gjithashtu edhe si më i shëndetshmi, mjalti, është kërkuar shumë që nga kohërat e lashta. Eksporti i përgjithshëm i kombeve vetëm prodhuese të mjaltit ishte me vlerë 2.4 miliardë dollarë në vitin 2009. Ky është një tjetër burim i gjerë ushqimi që thjesht do të zhdukej së bashku me bletët.

Vlera e fitimit të të korrave globale që varen drejtpërdrejt nga pjalmuesit është në rajon prej 235 miliardë dollarë deri në 577 miliardë dollarë çdo vit. Kjo ishte një dhuratë falas e natyrës. Mbështetja në procesin artificial është gati e pamundur. E vetmja rrugëdalje është të mbështesni procesin që çon në pllenimin natyral.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com