Mon. Feb 24th, 2020

Vjehrra apo vjehrri shkak për divorcet në familjet shqiptare?!

640-0-5e20860a7df4d.png

Avokatja Denisa Daka, e cila ka ndjekur mbi 300 raste divorcesh tregon se arsyet që shtyjnë çiftet shqiptare drejt divorcit janë të ndryshme, por mes tyre mund të renditet dhe vjehrra apo vjehrri.

“Emigracioni, tradhtia bashkëshortore, dhuna fizike dhe psikologjike, varësitë ndaj bixhozit, drogës, problemet mendore, fizike dhe seksuale. Ka raste kur mendësia mes tre brezave që jetojnë nën një çati dhe konfliktet për shkak të saj e bën të pamundur martesën. Ka raste kur burri e gruaja shkojnë shumë mirë më njëri-tjetrin, por janë prindërit e bashkëshortit, pra vjehrri dhe vjehrra që ndikojnë për keq. Numri vetëm rritet. Divorci nuk njeh moshë. Vijnë çifte me tre muaj martesë, si dhe çifte të moshës së tretë me 35 apo 45 vite martesë. Numri i çifteve që janë drejt divorcit është shumë më i madh nga ata që paraqiten në gjykatë”, shprehet Daka për TCH.

Sipas INSTAT-it numri i divorceve në 2018-n ishte rreth 4900, ndërsa avokatja thotë se pavarësisht se gratë janë ato që përpiqen më shumë për të mbajtur martesën në këmbë, divorcet janë të pashmangshme.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com