Tue. Feb 25th, 2020

Shkolla e Natës/ Historitë e atyre që nuk kanë pasur mundësi të mbarojnë gjimnazin

a37ab3dbb99ed8a7e2bc2733cc31fc0d_20161207_125913.jpeg

Të mësosh nuk është kurrë vonë. Kjo është motoja e gjimnazit me kohë të pjesshme “Kostandin Kristoforidhi” në zemër të kryeqytetit ku nxënësi më i ri është 18 vjeç dhe më i madhi 56 vjeç.

“Unë jam gjyshe, kam një nip 6 vjec në parashkollor. Ndihem si ajo 17 vjeçarja e dikurshme në bankat e gjimnazit”, shprehet Luiza Lushi, nxënëse.

“Jam ambientuar, sikur i kam të shtëpisë”, thotë Erblin Karaj, Nxënës, Paraplegjik.

“Aktualisht janë 648 nxënës. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju rikthyer bankave të shkollës”, ka thënë Anila Isaku, Drejtoreshë e shkollës “Kostandin Kristoforidhi”.

“ Më shumë po më pëlqen që po e bëj tani shkollën sesa në atë kohë, pasi ndihem më i pjekur”, shprehet Albano Jaho, nxënës.

“Ka që më thonë, po çfarë e do një shkollë ti tani, a do bëhesh filozofe.

Le të thonë çfarë të duan. Unë eci përpara.

Pa shkollë, shumica e rrugëve janë të mbyllura.

Vazhdo nuse, ec përpara, më thotë vjehrra. Burri ka tre kalamaj në shkollë, mua dhe dy fëmijët tanë.

Djalin e kam student, në të njëjtën degë që studioj edhe unë. Nënë e bir, në të njëjtin fakultet.

Nxënësi më i mirë nuk është gjithmonë ai që e ka dëftesën me dhjeta, por kush i jep më shumë shoqërisë.

Babai na vdiq dhe ne ishim shumë fëmijë, 8 motra e vëllezër. Ëndërroj të bëhem aktor”, shprehen nxënësit.

“Kur vijnë fillimisht nxënësit ju duket sikur e kanë notën në xhep”, thotë Mariola Mihali Hicko, mësuese filozofie.

“Zhuljtë e dashur… Përse je akoma kaq e bukur. Mos vallë vdekja u dashurua me ty dhe të mban si një të dashur”, thotë një tjetër nxënës.

“Kam qarë atë ditë që është vënë në skenë”, thotë mësuesja e letërsisë.

“Po të mos kisha studiuar këtu, nuk do të isha bërë dot mjeke. Por unë duhet të bëhesha mjeke me se s’bën.

Nuk më vjen turp, madje me gëzim vij në shkollë.

Kam binjakë 9 vjeç. Më duket se kam rilindur, që kam ardhur në shkollë.

Kjo shkollë bën pjesë tek dashuritë e mëdha”, thonë të tjerë nxënës të kësaj shkolle.

Ky Exclusive i ngjan një mozaiku, ku çdo pjesë është një histori njerëzore frymëzuese.
blob:https://www.youtube.com/d6baca9f-9498-40dc-89de-cf8a13e20c88

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com