Munda të të rishoh sërish! E dhimbshme dhe jashtë imagjinatës: Teknologjia mundëson “takimin” mes nënës dhe vajzës

1581264563_mama.jpg

Në Korenë e Jugut ka marrë formë një projekt i realitetit virtual, ku një nënë ka mundur të rishohë vajzën e saj 7-vjecare e cila kishte ndërruar jetë pak kohë më parë. Dokumentari titullohet: Munda të të rishoh sërish!

“Korrespondenca si një mënyrë dashurie” është fraza që përshkruan më së mirë një mrekulli të realizuar falë realitetit virtual. Nuk ka dhimbje më të madhe se humbja e një njeriu të dashur, aq më tepër kur bëhet fjalë për fëmijë. E në këtë rast bëhet fjalë për një fëmijë shumë të bukur, një vajzë 7 vjecare me emrin Neieon, e cila ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

Nëna e saj arriti ta përqafojë sërish falë një projekti të krijuar brenda një ambienti dixhital i krijuar për dokumentarin “Munda të të takoj përsëri” në Korenë e Jugut.

Përpara emocioneve të babait dhe vëllezërve të saj, vogëlushja u materializua në formën e saj dixhitale, para syve të shokuar të nënës së saj, e cila kaloi një ditë të tërë me të, duke arritur të frynte dhe qirinjtë e tortës së ditëlindjes.

Jang e pa duke qeshur, duke vrapuar përsëri dhe mundi të fliste me të, një epilog i ngarkuar me emocion dhe lot ku vogëlushja i jep nënës së saj një lule të bardhë dhe e zë gjumi pranë saj duke çliruar flutura nga shpirti. E mbytur në lot gruaja rrëfeu se kishte ëndërruar gjithnjë të përjetonte një moment të tillë.

Teknologjia në këtë mënyrë hap dyert për një dimension të ri, të paeksploruar më parë; atë të një udhëtimi të thjeshtë virtual ku boshllëku i madh mund të mbushet të paktën përkohësisht. Një kënd i vogël lumturie ku të vdekurit mund të shprehin përballë personave që kanë humbur, atë që nuk kanë mundur ta thonë më parë.

blob:https://www.youtube.com/b8134fde-6b4a-47bf-a874-034b2cc5d7a1

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com