Tue. Feb 25th, 2020

Zbardhet dëshmia e Gjutës në polici për armën dhe 100 mijë eurot

1581330215_gjutaa.jpg

Zbardhet deklarata e Vladimir Gjutës pasi u kap me pistoletë të mbushur dhe me një shumë parash prej 100 mijë eurosh që kishte në një çantë firmato “Gucci”.

Gjuta para oficerëve të policisë ka thënë se pistoletën e mbante për të ruajtur paratë që kishte me vete ndërsa ka thënë se ato do t’i këmbente pranë një pike “Exchange”.

Gjuta fillimisht është pikasur nga rojet e Gardës që ishin pranë Selisë së PS, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë atë sapo e kanë parë. Gjuta i cili në kokë mbante një kapele, ka kundërshtuar dhe në këtë moment atij i ka rënë pistoleta në tokë. Punonjësit e gardës kanë njoftuar menjëherë policinë të cilët më pas kanë arrestuar Gjutën.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com