Mon. Feb 24th, 2020

OFL s’bënë hapa mbrapsht: Kërkesë Dritan Dajtit dhe biznesmenit Troplini të justifikojnë pasurinë brenda 48 orësh

dritan-dajti.jpg

Edhe pse prapa hekurave për vepra të rënda si v.rasje në rrethana cilësuese, etj, Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë dhe Dritan Dajtit.

Kush është Dritan Dajti

I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 (sot 47 vjeç) ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të v.rasjes.

Në dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm.

Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit të tij do të realizohej për herë të parë për v.rasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. V.iktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.

Dajti mori një p.istoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë p.istoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që p.istoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me p.istoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë, ku qëndroi 6 vite në arrati.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të v.rarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të a.rrestuar Dajtin, i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për v.rasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Teksa ka kaluar 10 vite në q.eli që prej a.rrestimit nga policia për v.rasjen e katër efektivëve specialë të cilët shkuan për ta a.rrestuar, Dritan Dajtit i mbetet të kalojë pas hekurave edhe rreth 10 vite b.urg. Kjo pasi qëndrimi në parab.urgim përllogaritet një ditë e gjysmë, dhe vetëm në momentin kur dënimi merr formë të prerë nga gjykata qëndrimi në qeli merr përllogaritje standarde.

OFL i dërgon formularin edhe biznesmenit nga Durrësi Xhevdet Troplinit. Troplini njësoj si Dajri, do jet subjekt i Ligjit Special, i cili duhet të përgjigjet me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së për pasurinë. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Kush është Xhevdet Troplini

Përveç Dajtit, i dënuar për t.rafikim të lëndëve n.arkotike Xhevdet Troplini, duhet t’i përgjigjet me shkrim pyetjeve të OFL në lidhje me pasurinë.

Troplini i njohur ndryshe si (Poja), është zotërues i një sërë biznesesh mes tyre “Port Side” në Durrës, në garazhin e të cilit u r.rëmbye disa vite më parë Gazment Çollaku, i cili u gjet më vonë i v.rarë dhe i hedhur në rrugë.

Ai është i dyshuar dhe për disa ngjarje k.riminale mes tyre si urdhërues në v.rasjen e Juxhin Dautit dhe Ervin Dalipit dhe njihet për përplasjen me Emiljano Shullazin.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Troplini, aksioner i “Euromag”, është gjobitur kohë më parë nga Emiljano Shullazi, i cili i ka mohuar akuzat, pasi sipas avokatëve të tyre, biznesmeni nuk ka bërë kallëzim në prokurori apo polici.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com