Mon. Feb 24th, 2020

Përfolja për një aferë dhe një video me ambasadorin e BE, zv.ministrja Romina Kuko: Ishte goditje nën brez

kuko-11.jpg

Zv.Ministrja e Brendshme, Romina Kuko, në daljen e saj të parë jashtë kostumit zyrtar të politikës, ka zgjedhur emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus për të rrëfyer jetën dhe pasionet e saj.

E përfolur nga mediat pranë LSI e PD për një video komprometuese me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, zv.ministrja e Brendshme ka vendosur të reagojë sërish duke i quajtur goditje nën brez.

“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin…

Unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo, në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh…

Historia ka treguar se ata që kanë sulmuar, janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon.

Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, u shpreh Romina Kuko.

Teksa ka hapur “arkivën” e kujtimeve të saj, Kuko ka treguar për herë të parë se pasioni i saj ishte kardiologjia dhe se në fund i duhej të zgjidhte të kalonte “nga zemra tek truri”.

“Në fakt duhet të pranoj që ecuria e karrierës sime akademike është pak aksidentale. Unë kam dashur të studioj për mjekësi… investova shumë për të mësuar gjuhën gjermane…

Procedurat ishin të tilla që unë do duhej të hyja në mesin e janarit dhe jo të shtator-tetorit. Prindërit e mi, dy prindër të dedikuar, të cilët kanë sakrifikuar shumë për mua, më thanë që nuk do të duhet të rrish 6 muaj pa shkollë…

Kështu që zgjedhja e dytë ishte psikologjia. Devijova nga mjekësia, nga kardiologjia në fakt që e kisha si pasion, dhe shkova nga zemra te truri.”

E pyetur nga moderatorja për rrugën drejt politikës, Romina ka treguar se një ndër personat që e kanë shtyrë drejt asaj rruge ishte babai i saj:

“Me nxitjen e bababit tim, duke qenë se ai ka një nuhatje të hollë dhe është një nga këshilltarët e mi më të mirë, kërkoi një praktikë në Ministrinë e Mbrojtjes”.

Përsa i përket jetës sentimentale, Romina cilëson të shoqin si personin që e mban në vijë gjatë çdo daljeje të saj.

Për të, ai është ndër këshilltarët më të mirë të saj dhe çdo koment i tij konsiderohet si fjalë për përmirësim.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com