Mon. Feb 24th, 2020

Bllokohet anija me 1455 pasagjer e “Holland America Line” në det të hapur! Zbulohet kombësia e tyre

1581485210_0f460c69814a425389c9c8052575636f.jpg

Rreth 650 amerikanë nga një mijë e 455 mysafirë kanë mbetur të mbërthyer në bordin e një anije në Westerdam, sipas operatorit të lundrimit Holland America Line. Mësohet se, anija ka mbi 2,000 njerëz në bord, përfshirë 802 anëtarë të ekuipazhit.

Mjeti lundrues ka ngecur në det të hapur, pa asnjë vend për t’u ankoruar pasi është larguar nga shumë vende, pavarësisht se nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit në të dhe nuk është në një gjendje karantine.

Një mijë e 455 pasagjerët janë nga:

Shtetet e Bashkuara: 650 pasagjerë
Kanada: 271
Mbretëria e Bashkuar: 127
Hollanda: 91
Australi: 79
Gjermani: 57
Kina dhe Hong Kongu: 30
Të tjerë: 150 /Shqiptarja.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com