Mon. Feb 24th, 2020

Largohet nga Shqipëria ish-ministrja e Ramës, sot kritikja e tij! Në Francë krah kandidatit të partisë “La République

Milena1.jpg

Ish-ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, është larguar nga Shqipëria për t’iu bashkuar fushatës elektorale të kandidatit të partisë “LaREM” në Francë.

Ka qenë vetë kandidati i “La République en Marche”, Nicolas Gourin i cili ka njoftuar se ekipit të tij i është bashkuar edhe Haritor.

“Jam i lumtur të njoftoj që Milena Harito, ish Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike në Shqipëri i është bashkuar ekipit tim për zgjedhjet bashkiake!

Përvoja e saj do të jetë e paçmueshme në rinovimin e shërbimeve tona publike dhe administratave tona në Gentilly!”- shkruan Gourin.

Mirëpo ish-Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, kohët e fundit ka goditur me disa postime rradhazi atë që e katapultoi në poste shumë të rëndësishme shtetërore, kryeministrin Edi Rama.

Disa ditë më parë përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Milena kundërshtoi ligjin e shpifjes për median online, ligj të cilin Rama duket se e ka mjaft përzemër.
Ish-ministrja ka shkuar edhe më tej me deklaratat e saj.

Milena Harito godet sërish Ramën, ja si i quan dëshirat e tij…

“Sa e sa luftra e kohë u desh për të ndërtuar shtetet moderne të Europës që kufizojnë dëshirat tiranike të udhëheqësve!”.

Përmes këtij postimi, lë të nënkuptohet se dëshirat e kryeministrit të vendit i duken tiranike. Ndonëse dikur ishte në aleancë me atë që sot e quan tiran, tashmë Harito nuk e ka aspak problem të përbalt figurën e personit që i besoi asaj aq shumë.

Sipas Haritos, në Shqipëri mungon mentaliteti dhe strukturat shtetërore të nevojshme, të cilat bëjnë të mundur kufizimin e pushtetit të udhëheqësit. Si rrjedhojë, tirani që në këtë rast është Rama, po bën çdo gjë që ai do duke gëzuar një pushtet absolut./ Ekskluzive.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com