Frika nga koronavirusi, reagon kryeministri Rama: Kemi marrë të gjitha masat! Mos bini pre e mendjeve të shthurura

800-0-5e5293a48d349.jpg

Në një kohë kur koronavisuri i është afruar shumë Shqipërisë, kur në Italinë fqinj ku jetojnë e punojnë shumë bashkëkombësit tanë deri tani janë evidentuar 132 raste dhe 2 viktima, vjen dhe reagimi i kryeministrit, për të qetësuar qytetarët.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Ram deklaroi se koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, por gjithsesi janë marrë të gjitha masat, në rast se do të na duhet të përballemi.

“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet të përballemi.

Të njëjtat mendje të shthurura, që ju shqetësuan keq me lajmet false dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve dhe netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, -shkroi kryeministri në reagimin në “Facebook”.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com