Milano si Wuhan?! Nëse situata degjeneron, atëherë, mund të merren masa drastike: Ja cila mund të jetë arsyeja e përhapje

800-0-5e52c462f25fb.jpg

Milano si Wuhan? “Nëse situata degjeneron mund të merren nisma drastike, por për momentin nuk është arritur në këto kushte”, -kështu iu përgjigj guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, pyetjes së një gazetareje, e cila pyeti nëse kryeqendra lombarde rrezikon fatin e qytetit kinez, vatra e përhapjes së koronavirusit.

“Nuk mendojmë të izolojmë qytetin edhe sepse është diçka e paimagjinueshme”, -theksoi Fontana.

Sipas guvernatorit të Lombardisë, një ndër arsyet e infektimeve të shumta në Lombardi është sepse 2-3 javë më parë përfunduan festat për Vitin e Ri kinez dhe shumë qytetarë italianë me origjinë kineze u kthyen në shtëpitë e tyre. “Është një hipotezë, një hamendësim ”, -tha Fontana.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com