Zbulohet arsyeja: Pse coronavirus nuk prek fëmijët?!

800-0-5e52ed62e2bfa.jpg

Koronavirusi ka vrarë mijëra deri tani prek më shumë të rriturit se sa fëmijët. Grupmosha e personave të infektuar është nga 36-66 vjeç që shfaqin simptomat e tharjes së fytit, frymëmarrjes, diarresë dhe pneumonisë.

Nuk kanë munguar rastet kur janë infektuar edhe të rinjtë, por janë shumë të rralla.

Por përse nuk preken fëmijët?

Doktoreshë Rain MacIntyre, një epidemologjiste në Universitetin e Sidnej studioi përhapjen e koronavirusit dhe tha: “Ende nuk e kuptojmë plotësisht arsyen e përhapjes së virusit te moshat e mëdha, tha Dr. Peiris, por mendohet se të rriturit janë më shumë të ndjeshëm sepse ka më shumë të ngjarë që sëmundjet si diabeti, presioni i lartë i gjakut, dobësojnë imunitetin e tyre, dhe i bën më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.”

Ajo shtoi se virusi mund të prekë edhe fëmijët, por tek ata nuk shfaq simptoma të rënduara si të tjerët.

E njëjta situatë ka ndodhur me epideminë SARS që mori qindra jetë, por nuk preku asnjë fëmijë.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com