Deklarata tronditëse e ekspertit amerikan të bioterrorizmit: Koronavirusi lindi në një laborator ushtarak, është një armë vdekjeprurëse, ja si u përhap

800-0-5e5379f159947.jpg

Francis Boyle, profesor i drejtësisë në Universitetin e Illinois dhe krijues i Aktit të Armëve Biologjike, hedh hije të reja mbi virusin që shpertheu ne Wuhan te Kines. “Coronavirus është një armë biologjike lufte e krijuar në një laborator të Wuhan dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është tashmë e vetëdijshme për të”, thotë ai në një videointerviste publikuar në faqen e internetit të “Geopolitics and Empire”.

Francis Boyle, profesor i drejtësisë në Universitetin e Illinois, në vitin 1989 ai hartoi Aktin për Armët Biologjike, ligjin për luftën kundër terrorizmit për armët biologjike.
Boyle pretendon se koronavirusi, “një armë potenciale vdekjeprurëse e luftës biologjike”, doli nga një laborator me siguri maksimale në Wuhan. Qeveria kineze fillimisht u përpoq të mbulojë çështjen ndërsa tani po merr masa drastike për të pasur ne kontroll epideminë. Laboratori BSL-4 në Wuhan është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe për këtë arsye, sipas Boyle, vetë OBSH-ja “nuk mund te mos e dinte”.

Pozicioni i profesorit është në kontrast të ashpër me versionin zyrtar që koronavirusi u përhap nga tregu i peshkut ne Wuhan. Sidoqoftë, ky version tashmë është kontestuar nga ekspertë të tjerë të sektorit. Ditët e fundit, revista ‘The Lancet’ kishte deklaruar se rasti i parë i infeksionit daton nga 1 dhjetori dhe se personi i infektuar nuk kishte shkuar kurrë në tregun e peshkut ne Wuhan.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com