VIDEO/ Pamjet e reja të nga arbitri palaço Xhaja në derbi: Vangjeli shpëton portën me dorë, Partizani merr… goditje

auto_Screenshot_71576260757.jpg

Polemikat për derbin mes Tiranës dhe Partizanit do të vazhdojnë gjatë, edhe për faktin se të kuqtë kërkojnë drejtësi për një gjykim që ata e cilësojnë të njëanshëm në favor të skuadrës bardheblu.

Një episod të cilin të kuqtë e denoncojnë është ai i minutës së parë të ndeshjes, kur një goditje drejt portës u devijua me dorë nga Kristi Vangjeli në këndore.

Gjyqtari Xhaja, edhe pse me pamje të qartë të aksionit, vendosi ta anashkalojë atë moment, duke akorduar goditjen nga këndi që do të sillte edhe golin e Kordeiros.

Pamjet e transmetuara nga “SuperSport” nuk japin qartësisht ngjarjen, por pamjet e reja të publikuar në rrjetet sociale nga tifozët e Partizanit tregojnë me qartësi se si Vangjeli devijon topin me dorë dhe se si gjyqtari Xhaja nuk bën shenjë nga pika e bardhë edhe pse nuk ka dyshime që është penallti.

Normalisht, duhej të shoqërohej edhe me një karton të verdhë për mbrojtësin, ndëshkim që iu evitua bardhebluve në këtë sfidë e cila do të kujtohet gjatë dhe jo vetëm për rezultatin që prodhoi.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com