Bota e sportit në ankth! Mbappe bën testin e koronavirus, prej dy ditësh ka zënë krevatin

mbappe.jpg

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili nuk është stërvitur në dy ditët e fundit, ka bërë një test të martën për të kuptuar nëse është infektuar me koronavirus, njofton gazeta e madhe franceze “L’Equipe”.

I sëmurë që prej të hënës, Mbappe nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore të PSG-së në dy ditët e fundit.

Kampioni i botës vuan nga angjina.

Si masë parandaluese, sulmuesi parisien bëri një test të martën për të mësuar nëse është infektuar nga koronavirusi, sëmundja ngjitëse që është duke u shpërndarë më të madhe nëpër botë.

Rezultati i testit të tij do të bëhet ditur sonte vonë apo nesër në mëngjes, sipas të përditshmes franceze.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com