Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, por natyra kompenson dhe bën mrekulli, vjen lajmi më i bukur që mund të merrni këto

800-0-5e73687d8d77f.jpg

Italia po kalon periudhën më të vështirë në historinë e saj, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Teksa çdo mëngjes raportohet një numër i madh viktimash nga Covid-19, lajmi më i bukur që mund të merrnim këto ditë është se ditën e djeshme janë regjistruar 741 lindje, si për të zbutur sadopak dhimbjen e madhe që ka kapluar vendin.

Në emër të jetës dhe vijimësisë së saj le ta marrim këtë si mesazh nga natyra sepse ajo gjithmonë kompeson dhe se jeta do të fitojë.

Në Itali situata është vërtetë e frikshme, edhe pse masat janë të shtuara, në Itali nuk po ulen dot shifrat. Deri tani Italia është vendi i prekur më shumë nga covid-19 në Evropë. Ditën e djeshme u regjistrua dhe numri më i lartë i vdekjeve 474. Të infektuar janë gjithsej 35.713 dhe viktima 2978.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com