‘Kemi plan A, B dhe C, fillojmë me më të dobëtit’, Rama shpalos 7 pikat kryesore për të prekurit nga koronavirusi, ja

rama-basha-1-1.jpg

“Do jepja gjithçka kam të mos isha në këtë situatë para jush. Kemi plane financimi A, B dhe C. Plani ynë nis me më të dobëtit” kjo ka qenë një nga frazat e shprehura nga kryeministri i vendit Edi Rama në një lidhej “Live” në Facebook mbi situatën që po kalon vendi ynë me përhapjen e koronavirusit.

7 masat e qeverisë për koronavirusin:
1. Së pari 2.5 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin

2. 10 mld lekë për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat

3. 6.5 mld lekë për nevojat imediate për shtresat në nevojë për biznesin dhe papunësinë

4. 2 mld lekë për mbrojtjen për operacionet humanitare

5. 1 mld lekë për qeverinë për çdo urgjencë

6. Do të fshijmë përgjithmonë kamat-vonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonentë

7. Do të riskedulojmë tatim fitimin për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com