Tmerrohen mjekët kinezë në Itali: Kjo e juaja nuk është karantinë!

640-0-5e73b84318b38.jpg

Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana doli në një konferencë shtypi me përfaqësuesin e Kryqit të Kuq kinez, Sun Shuopeng.

“Ai që ka drejtuar Wuhan-in në mënyrë të drejtpërdrejtë është i habitur nga njerëzit e shumtë që vazhdojnë të qarkullojnë nëpër rrugë, duke përdorur transportin publik dhe pak njerëz me maskë”, -tha Fontana. “Këshillat e tij të para janë masa më të ashpra”.

Tmerrohen mjekët kinezë në Itali: Kjo e juaja nuk është

“Duhet të ndalim të gjitha aktivitetet ekonomike, të gjithë duhet të rrinë në shtëpi, të gjithë duhet të japin kontributin e tyre. Jeta e njerëzve është më e rëndësishme, nuk kemi zgjedhje tjetër para jetës”, thanë mjekët kinezë. Sipas tyre, nuk ka masa të forta, ka njerëz në rrugë, vijon ende punën transporti publik, ka njerëz nëpër hotele, nuk vihen maska.

Mjeku kinez kujtoi se në Wuhan spitalet nisën të trajtonin pacientët dhe të ulnin numrin e personave të prekur një muaj pas bllokimit komplet. “Nëse rriten masat e karantinës, është më e thjeshtë të gjesh personat e ekspozuar, të cilët mund të kenë një trajtim më të mirë”.

Italia ka kaluar Kinën në shifrat e viktimave, duke shënuar sot 3405 të vdekur, ndërsa në Kinë ishin mbi 3200.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com