Ylli i Holliwoodit ishte i izoluar dy javë në meditime: “U riktheva, por bota ka ndryshuar përgjithmonë”

eto_clip_morbius_011320_vidpic.jpg

Jared Leto është një nga aktorët e rinj më të vlerësuar nga kinematografia amerikane, me role të duartrokitura si “Requiem for a dream”, “Fight Club”, “American Psycho” dhe “Dallars Buyers Club”, për të cilin fitoi Oskarin.

Por Leto njihet edhe si person me personalitet të veçantë, lider i grupit rrok Thirty Seconds to Mars që ka shitur miliona disqe, i angazhuar për të drejtat e kafshëve dhe meditativ.

Pikërisht në një izolim total 12-ditor për t’ u përqendruar meditimit ndodhej aktori dhe këngëtari 48-vjeçar, pikërisht në shkretëtirë. Pa telefon, kompjuter, televizor, vetëm lindje dhe perëndime, dhe heshtje.

Por ja që aktori u kthye, dhe një kthim të tillë nuk e imagjinonte, në botën dhe veçanërisht SHBA-në tashmë në ankth për koronavirusin.

“Dola dje nga struktura ku po rrija, dhe ishte një botë tjetër. Diçka që ka ndryshuar përgjithmonë. Është e pabesueshme, po marr mesazhe nga të gjithë të njohurit, po informohem”.

Aktori i bashkohet mesazhit të shpërndarë nga të gjithë ditët e fundit, “rrini brenda, kujdesuni për veten”.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com