Ia kaloi Kinës, Italia publikon raportin dhe zbulon dy arsyet pse ka kaq shumë viktima

640-0-5e73af29ce656.jpg

Italia ka dalë sot me një raport mbi shifrat e të prekurve dhe të vdekurve duke specifikuar edhe grup-moshat si dhe arsyet kryesore që kanë çuar në këto vdekje masive të njerzëve në Itali.

Raporti thekson se 68.3% e personave që kanë humbur jetën, kanë pasur patologji të tjera si sëmundje kardiovaskulare, në rrugët e frymëmarrjes, diabet, etj.

Raporti më i fundit i Institutit të Lartë të Shëndetit në Romë konfirmon se shumica dërrmuese e viktimave të koronavirusit janë të moshuar. 80 vjeç është mosha mesatare e të 2978 të vdekurve, prej të cilëve meshkujt janë më të rrezikuarit.

Raporti konstaton se mbi 70% e të vdekurve janë burra, me një moshë mesatare prej rreth 79 vjeç. 30%-shi i mbetur janë gra me një moshë mesatare akoma më të lartë, mbi 83 vjeç. Pjesa më e madhe e të moshuarve kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera.

Vetëm 22 prej viktimave janë nën 50 vjeç, ndër të cilët 17 persona i përkasin moshave nga 40 deri 50 vjeç. Ndërsa 5 të tjerë janë nën 40 vjeç, por në raport theksohet se të gjithë viktimat nën 50 vjeç kanë pasur probleme të tjera shëndetësore dhe koronavirusi ua ka përkeqësuar gjendjen.

Pyetja që shtrojmë të gjithë është, pse Italia më shumë viktima nga të gjithë vendet europiane e madje renditet e dyta në botë pas Kinës? Përgjigjia është e thjeshtë.

Duke qenë se koronavirusi prek të moshuarit që janë kategoria më e prirur ndaj problemeve shëndetësore dhe kanë një sistem imunitar të dobët, Italia është ndër vendet me popullsinë më të plakur në botë. Mosha mesatare e popullsisë vitin e kaluar ishte mbi 45 vjeç dhe ishte rritur me 2 vite krahasuar me vitin 2011. Parashikohej që deri në mesin e këtij shekulli, mbi 40% e popullsisë të ishte 60 vjeç.

Po pak minuta më parë Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 3405, që do të thotë janë 427 viktima në 24 orët e fundit.

Kjo e bën Italinë shtetin me më shumë viktima për shkak të Koronavirusit, pasi Kina ka 3245 viktima deri më tani.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com