“Nuk marrë dot frymë…” Rama poston tjetër video: Shikojeni 39-vjeçaren e prekur nga CoVid-19 dhe dilni prapë xhiro…

edirama.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar një tjetër video në rrjetet sociale ku shfaqet një 39-vjeçare e cila po kurohet nga koronavirusi por është në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe frymëmarrjen e kryen vetëm me anë të tubave të oksigjenit.

“39 vjeç. Në Londër. Shikojeni dhe dilni xhiro nesër se do jetë kohë e bukur” shkruan Rama.

Ky mesazh i Ramës ka ardhur për të gjithë ata të rinj të cilët duke menduar që nuk preken nga koronavirusi për shkak të moshës thyejnë rregullat dhe dalin nëpër rrugët e qytetit ku banojnë.

“Nuk mund të marrë frymë. Ata kanë futur këta tuba në arteriet e mia, kam një vigon këtu.” dëgjohet të thotë 39-vjeçarja.

🔴 39 VJEÇ 🔴 NË LONDËR🔴 SHIKOJENI DHE DILNI XHIRO NESËR SE DO JETË KOHË E BUKUR😡

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 20 mars 2020

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com