Nuk mjafton ushtria dhe gjobat! Shqiptarët të pandërgjegjësuar dhe të pabindur për distancën dhe masat

furre-buke.jpg

Shqiptarët nuk ndërgjegjësohen nga rreziku i koronavirusit. Nga Tirana, në Shkodër, Vlorë, Korçë, Elbasan dhe qytete të tjera të vendit, Report Tv bëri një vëzhgim nga ora 16:00 që shënoi nisjen e fashës së dytë të lejimit të lëvizjes së qytetarëve nga shtëpia për të dalë për pazaret, blerë ushqimet, për të shkuar në farmaci apo për nevoja të tjera personale.

Panorama ishte zhgënjyese dhe e frikshme. Ndërgjegjësimi ashtu si paradite ishte zero. Njerëzit nuk lëviznin në mënyrë individuale sikur lejohet, por të shoqëruar, madje edhe me familjen në disa raste në shëtitje dhe grupe- grupe. Në orën 18:00 përfundoi orari i lejes për të lëvizur dhe qytetarët u futën të gjithë në shtëpi. Pra problemi ishte mënyra e lëvizjes në fashën e lejuar të orarit. Nga nesër qytetarët do të kenë vetëm 8 orë kohë për të dalë në mëngjes nga 05:00-13:00 për të bërë pazaret, ndërsa e diela do të jetë absolutisht e ndaluar për të dalë nga shtëpia deri të hënën në orën 05:00.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com