E infektuar në Tiranë nga koronavirusi, vajza del në video dhe jep një mesazh të fortë. Postimi i Ramës: Zemër, jam me t

2764.png

Një vajzë në moshë të re ka dalë me zë dhe figurë në video, ku përcjell edhe një mesazh për ata që nuk e kanë vlerësuar seriozisht këtë situatë.

Videon e saj, që tregon se është e prekur me koronavirus dhe se po vuan shumë, teksa tregon edhe sesi e trajtuan, e ka shpërndarë vetë kryeministri Edi Rama, shoqëruar me një postim.

Ja postimi i Ramës:

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithëve ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë.

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë! Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde🙏 Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta❤Edi

Publiée par Edi Rama sur Samedi 21 mars 2020

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com