Kur Toto Cotugno i këndonte BE-së: Pse tragjedia e Bergamos dhe braktisja e Italisë riaktualizon “Insieme”-n e famshme?!

hqdefault.jpg

Tragjedia e Bergamos, aty ku me qindra po vdesin në ditë nga koronavirusi, po komentohet dhe si krisje e madhe e BE-së, pasi Italia, një prej vendeve-kolonë të saj, aluduhet se u la vetëm, pa ndihmë, pa atë solidaritet që është pretenduar se qëndron në themel të Europës.Kjo ka bërë që të kujtohet ndoshta hiti më i famshëm kushtuar BE-së, ajo e një italiani – “Insieme” e Toto Cotugno-s, i cili mekëtë hit të famshëm fitoi Eurovision e vitit 1990.

E kjo këngë Cotugno-s 30 vjet më parë, i është kushtuar një Evropë të bashkuar që sot pretendohet se nuk ka treguar solidaritet me Italinë.

Ja ç’thuhej në tekstin e saj, e cila rimerr një kuptim në aktualitet:

Së bashku (Insieme)

Me ju, kaq të largët dhe të ndryshëm

Me ju, një mik që mendova se humba

Unë dhe ju në të njëjtën ëndërr

Së bashku, Evropa e bashkuar, e bashkuar

Për ju, pa kufij

Për ju, nën të njëjtit flamuj

Ju dhe unë, nën të njëjtin qiell

Së bashku, Evropa e bashkuar, e bashkuar

Ne jemi gjithmonë më të lirë

Nuk është më vetëm ëndërr dhe nuk jemi më vetëm

Po shkojmë më lart dhe më lart

Më jep një dorë për t’u ngritur

Evropa nuk është larg

Ka një këngë italiane për ju

Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar.

Për ne, një milion violina në qiell

Për ne, dashuri pa kufij

Ju dhe unë ndajmë të njëjtat ideale

Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar

Ne jemi gjithmonë më të lirë

Nuk është më vetëm ëndërr dhe nuk jemi më vetëm

Po shkojmë më lart dhe më lart

Më jep një dorë dhe do të shohësh si fluturon

Evropa nuk është larg

Ka një këngë italiane për ju

Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar

Ne jemi gjithmonë më të lirë

Yjet tanë, vetëm një flamur

Ne jemi gjithmonë më të fortë

Më jep një dorë për të fluturuar

Evropa nuk është larg

Ka një këngë italiane për ju

Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar.

Evropa nuk është larg

Ka një këngë italiane për ju

Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com