Janë heronjtë e ditëve të sotme, por tani mjekët ia marrin këngës: Një ditë e re me diell do vijë! (Video)

koronavirusikosovaaa-780x439-1-780x400-1.jpg

Kush tha se mjekët janë të aftë vetëm të shërojnë?! Përtej kësaj kanë dëshmuar se mund të shkojnë mjekët italiane, të cilët këto ditë në veçanti po bëjnë punënë më fisnike të mundshme.

Nëpërmjet disa veglave muzikore Shoqata e Mjekëve Shkencorë ka realizuar një këngë nëpërmjet së cilës synojnë të inkurajojnë qytetarët të rrinë në shtëpi, por edhe të frymëzojnë punonjësit sanitarë dhe vullnetarë të ndryshëm të bëjnë punën e tyre në këto ditë të vështira.

Në tekstin e tyre dëgjohet: “Në një botë që tashmë ngjall frikë ne do të ndihmojmë, e di apo jo? E gjithë kjo do të kalojë dhe më pas do të qeshësh, e ne do t’ia dalim dhe ti do ta shohësh. Por tani rri në shtëpi dhe dil vetëm për të blerë ushqime, nesër një ditë e re do të vij. E fluturon shpresa e njerëzve, e zgjodha të jem më i kujdesuri. Të bashkuar nga dashuria, nga dashuria e vërtetë. Në një botë që më pas do rilind dhe do të rifitojmë lirinë.”

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com