Po lufton me jetën në spital kundër koronavirusit: Kush është 61-vjeçari nga Tirana që fillimisht u deklarua si i vdekur

640-0-5e7894f72f4ef.png

Ministria e Shëndetësisë rreth një orë më parë në një njoftim për mediat deklaroi se kishte ndërruar jetë dhe personi i pestë me COVID19 në vendin tonë, duke iu referuar rastit të një 61-vjeçari me sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë që pak minuta më parë MSH, ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat, duke saktësuar se 61-vjeçari ka pësuar vdekje klinike, por po bëhen përpjekjet maksimale nga ana e mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Ndërkohë bëhet me dije se 61-vjeçari është ish-kampioni i boksit Skënder Kurti dhe ka punuar për 30 vite si trajner boksi.

Kurti është trajneri i parë i kombëtares dhe ekipit kampion të Tiranës i cili po lufton me COVID 19, ndërkohë që në rrjetet sociale po shprehet mbështetja për ish-kampionin e boksit.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com