Rritet numri i të prekurve në Shqipëri, Rama del me thirrje të fuqishme: Kjo është java e shpërthimit të ‘bombave’,

Rama-800x450.jpg

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një lidhje live vazhdon të bëjnë thirrje për masat që duhet të zbatoni. Rama paralajmëroi se kjo do të jetë java më e vështirë e shpërthimit intensiv të “bombave”, siç e cilëson ai COVID-19.

“Ata që më thonë, jo rri në bunker, jo në Surrel ta kujtonë se isha me xhup ditë-natë në kohën e tërmetit dhe t’i lënë dënglat. Në nëj kohë si kjo është detyrim që të rri mbyllur. Detyra ime të jap shembull, nuk më ka munguar dukja që kur isha 10 vjecc se isha më i gjati. Jemi në fazën më intensive. Humbi jetën dhe një 42-vjeçar. Armiku u shkurtoi jetën. Kjo mortje sulmon më të dobëtit fizikisht. Ju lutëm, mos luani me zjarrin. Duhet ta ndajmë kërdinë që mund të bëjë për shkak të pakujdesisë. Do humbasim njerëz, nuk e di sesa. Nuk duhet të humbasim një mal me njerëz. E kemi në dorë vetë. Mos rrini në grumbull, pse është kaq e vështirë kjo? Morëm masat në kohë dhe është turp të humbasim mustaqet e Çelos. Kjo luftë mbaron kur hapim sytë. Kam besim se të pabindurin do të pakëson edhe duke parë buletin e luftës. Në asnjëmënyrë nuk dueht të marrë përpjetë. Edhe Zoti thotë, ndihmo veten të të ndihmoj. Forca dhe besa-besë ta shmangim këtë mortje. E kemi ne në dorë ta shmangim katastrofën”, shtoi Rama.

“KJO ËSHTË NJË JAVË ZJARRI DHE HYJMË NË FAZËN MË DRAMATIKE TË LUFTËS, KU DUHET TË BËJMË ÇMOS TË GJITHË BASHKË, PËR TË ULUR SA TË JETË E MUNDUR HUMBJET E JETËVE DHE VUAJTJET E MËDHA QË SJELL KY ARMIK I EGËR! REZISTENCË, REZISTENCË, REZISTENCË!”, shkruan Rama në rrjetin social.

🔴 KJO ËSHTË NJË JAVË ZJARRI DHE HYJMË NË FAZËN MË DRAMATIKE TË LUFTËS, KU DUHET TË BËJMË ÇMOS TË GJITHË BASHKË, PËR TË ULUR SA TË JETË E MUNDUR HUMBJET E JETËVE DHE VUAJTJET E MËDHA QË SJELL KY ARMIK I EGËR! REZISTENCË👐🏿REZISTENCË👐🏿REZISTENCË!

Publiée par Edi Rama sur Lundi 23 mars 2020

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com