Beteja me koronavirusin/ BE ndan 50 mln euro për Shqipërinë Reagojnë Soreca e Rama: Zoti i shqiptarëve është i madh

unnamed-1.jpg

Bashkimi Evropian jep 50 milion euro për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur fillimisht ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luiggi Soreca dhe më pas edhe kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesi i BE-së në Tiranë thotë se shuma në fjalë ndahet në tre zëre, ku 4 mln euro shkojnë menjëherë për pajisje dhe mbështetje shëndetësore, ndërsa 11 mln euro për mbrojtje sociale.

Pjesa tjetër do të shkojë për përballuar pasojat në ekonominë shqiptare.

Luiggi Soreca në Twitter:

Jam i gëzuar të njoftoj se sot BE jep ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar COVIDー19 .

▶ ️ 4 M € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore

▶ ️ 11 M € për mbrojtje sociale

▶ ️deri në 35 M € për rikuperim ekonomik. BE është gjithmonë me Shqipërinë në kohen e nevojes! Jemi gjithmonë me Shqipërine!

Kryeministri Rama ne Facebook:

BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19🇪🇺❤🇦🇱

Zoti i shqiptarëve është i Madh🙏

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com