Koronavirusi pastron ajrin: Toka po “merr frymë”!

42367408_303.jpg

Pandemia e koronavirusit po mbyll aktivitetet industriale duke ulur kështu përkohësisht edhe nivelin e ndotjes dhe ul përkohësisht nivelin e ndotjes së ajrit në të gjithë botën, tregojnë imazhet satelitore nga Agjensia Europiane e Hapësirës.

Një ekspert tha se ky ndryshim i papritur përfaqëson “eksperimentin më të madh ndonjëherë” në drejtim të reduktimit të emetimeve industriale. Të dhënat nga sateliti ESA Sentinel-5P tregojnë se gjatë gjashtë javëve të fundit, nivelet e dioksidit të nitrogjenit (NO2) mbi qytetet dhe zonat industriale në Azi dhe Europë ishin dukshëm më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dioksidi i nitrogjenit prodhohet nga motorët e makinave, termocentralet dhe proceset e tjera industriale e mendohet se përkeqëson sëmundjet e frymëmarrjes si azma. Edhe pse nuk është vetë gaz shkaktar nga efektit serë, ky ndotës rrjedh nga të njëjtat aktivitete dhe sektorë industrialë që janë përgjegjës për një pjesë të madhe të emetimeve të karbonit në botë dhe që nxisin ngrohjen globale. Paul Monks, profesor i ndotjes së ajrit në Universitetin e Leicester, parashikoi se nga kjo situatë, do të nxirren mësime të rëndësishme.

“Ne tani, pa dashje, po kryejne eksperimentin më të madh të këtij lloji të realizuar ndonëjherë në një shkallë të tillë” tha ai. “A po shohim se çfarë do të mund të shihnim në të ardhmen nëse do të kalonim në një ekonomi me nivel të ulët emetimesh? Jo për të denigruar humbjen e jetës, por kjo mund të na bëjë të gjejmë pak shpresë në një situatë të tillë të merrshme. Thjesht për të parë se çfarë mund të arrihet ”, shtoi ai. Një nga rëniet më të ndjeshme të nivelit të ndotjes mund të shihet mbi qytetin e Wuhanit, në Kinën Qendrore, i cili që në fund të janarit, u vu nën një karantinë të rreptë.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com