Manipulimi i mediave të Zenit dhe Yll Rakipit me çështjen e Becchettit: Ja dokumenti që përgënjeshtron lajmin e përhapur

Screen-Shot-2020-03-24-at-20.05.52.png

Ditën e sotme, disa portale pranë opozitës kanë si dhe disa media kombëtare nxituar të publikojnë lajmin e rremë se shteti shqiptar ka humbur gjyqin e arbitrazhit kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti. Për të provuar këtë mediat në fjalë kanë paraqitur si provë dokumentin e publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve, të Investimeve (ICSID).

Ndërkohë, po i njëjti dokument e shpreh në mënyrë të qartë se cështja në fjalë është ende në proces dhe se bëhet fjalë vetëm për heqjen e masës së sigurisë por edhe kjo është në dorë të drejtësisë shqiptare.

Shqipëria ka iniciuar procesin e anulimit të vendimit në Gusht të vitit 2019, dhe sipas dokumenteve te publikuara nga vete ICSID, shqyrtimi gjyqësor i ceshtjeve të tilla zgjat mesatarisht rreth 2 vite.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com