Ministrat e vendeve të BE japin ‘OK’ për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

BEEEE.jpg

Ministrat e vendeve të BE kanë votuar sot pro hapjes së negociatave të Shqipërinë dhe Maqedonisë e Veriut me BE-në. Vendimi u bë publik nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet.

Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth e quan fitore të merituar çeljen e bisedimeve me BE-në.

“Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund drita jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Fitore për BE-në dhe Ballkanin Përëndimor. Urime në Tiranën dhe Shkupin, është e merituar”, shkruan Roth.(TemA)

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com