Keni një problem emergjent dhe doni të flisni me Ramën? Shkruani në këtë adresë

rama-mbledhje.jpg

Çdo person që ka një problem dhe kërkon që t’i drejtohet kryeministrit apo ministrave të linjës nga sot mund të shkruajë në platformën e bashkëqeverisjes www.shqiperiaqeduam.al. Kryeministri Edi Rama shprehet se skuadra speciale e platformës është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek ai dhe ministrat.

“Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve.

Nga sot ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejtë me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al

Skuadra speciale e platformës së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë e ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm. Kini besim dhe durim, durim, durim. I love you” shkruan Rama.

Platforma e bashkëqeverisjes e krijuar për t’u dhënë zgjidhje problemeve të popullit nga sorollatjet e administratës, në dhjetor të vitit të kaluar u vendos në dispozicion të qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa tashmë për koronavirusin.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com