Rama publikon fotot nga Stambolli: Po ngarkohen armët e mbrojtjes së jetës për pacientët dhe mjekët

rama-telefon-620x330-1.jpg

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në ‘Facebook’ka njoftuar se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Rama i bën me dije se aeroplani i ‘Air Albania’ me emrin ‘Lasgushi’ ndodhet në Stamboll, ku po merr mjetet mbrojtëse.

Pak ditë më parë Rama kontaktoi dhe me presidentin e Turqisë Erdogan, ndërsa ky i fundit i kishte garantuar ndihma në raste nevoje.

‘Lasgushi në këtë çast duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë’, shkruan Rama.

Kujtojmë se, kryeministri Rama ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ditën e djeshme, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore do të jetë në fuqi për 30 ditë, ndërsa gjatë kësaj periudhe ndalohen tubimet, manifestimet dhe grevat.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com