Shokohen shkencëtarët/ Kontrollojnë anijen ku kishin qëndruar të infektuarit me koronavirus dhe zbulojnë detajin e frikshëm (Nuk do ta besoni se sa ditë ka arritur të mbijetojë në një sipërfaqe virusi)

800-0-5e79ece40daba.jpg

Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të caktuara për më shumë se dy javë.

Gjurmë të virusit Covid-19 janë gjetur në anijen “Diamond Princess”, ku persona të infektuar kishin qëndruar. Gjurmët u gjetën 17 ditë pas largimit të tyre nga kabinat. Ky rezultat u publikua në raportin e Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Megjithatë, nuk është e mundur të përcaktohet nëse këto gjurmë të gjetura kanë shkaktuar infektime të reja në mesin e pasagjerëve.

Sipas një studimi më të hershëm, ishte vërtetuar se virusi mund të mbijetojë në plastikë dhe hekur deri në tri ditë.

Sidoqoftë, hulumtuesit kërkuan gjurmë të koronavirusit në dhomat që nuk ishin dezinfektuar dhe shenjat ende nuk ishin zhdukur.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se dezinfektimi është metodë shumë efektive për vrasjen e këtij virusi.

Besohet se fillimisht me këtë virus ishin infektuar anëtarët e ekuipazhit, të cilët më pas infektuan edhe pasagjerët.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com