Meta ktheu në Kuvend ligjin për pronat, Balla: Keqardhje për Presidentin, s’ka lexuar komentet e “Venecias” dhe KE

balla-meta.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në lidhje me vendimin e Ilir Metës për të kthyer në Kuvend ligjin për pronat, tha se ndjen keqardhje për presidentin.

Sipas tij Meta nuk ka lexuar komentet pozitive të Komisionit të Venecias dhe KE-së, në lidhje me këtë ligj.

Balla tha se ky ligj ka marrë vlerësime maksimale nga partnerët dhe se është shumë i rëndësishëm sidomos për investitorët e huaj, duke shtuar se këto të fundit mezi presin që të miratohet.

“Pikë së pari do doja të sqaroja se ky ligj, për të cilin ndihem i habitur që u kthye në Kuvend, se ky ligj është adresuar dhe konsultuar me partnerët.

Është pritur për shumë kohë që të votohet, derisa Komicioni i Venecias dhe ai Europian ka dhënë dakortësinë.

Më vjen keq që presidenti nuk i ka lexuar këto opinione të Komisionit të Venecias dhe Komisionit Europian. Megjithatë ne do ta shqyrtojmë mirë kthimin e ligjit nga presidenti.

Ky është një ligj që rregullon, është faza e fundit e procesit të legalizimeve. Është një ligj, një garanci për investitorët e huaj.

Sot është një ditë e çuar dëm. Investiotorët e huaj mezi presin që ky ligj të miratohet.

Përveç keqardhjes që Meta s’ka marrë parasysh komentet e Komisionit të Vënecias dhe KE-së.

Komisioni Europian e ka vlerësuar maksimalisht këtë ligj”, tha Balla.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com