Mohoi që financohej nga Berisha dhe Meta: Çim Peka zbulon 8 intelektualët “milionerë” të Tiranës që sipas tij i japin

dokumenti-813x815.jpg

Çlirim Peka reagoi ditën e sotme duke mohuar se merrte para nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për portalin dhe televizionin ku siç raportohet deri më tani ka shpenzuar 1 milionë euro dhe paguan 70 gazetarë.

Peka tha se paratë i ka marrë nga një grup intelektualësh dhe gazetarësh. Por cilët janë këta intelektualë “milionerë” të pretenduar nga ai?

Themelues i këtij portal është Çlirim Peka, ndërsa intelektualët që sipas tij e financojnë janë Andi Bejtja, Artan Hoxha, Sokol Shameti, Klodian Tomorri, Bledi Kasmi, Brikena Kasmi, Lutfi Dervishi, Armela Kromici.
Gazeta SHQIP ka zbuluar dokumentin e intelektualëve që financojnë portalin e Sali Berishës. Është absurde të mendosh se portali Syri është regjistruar si Organizatë Jofitimprurëse, me emrin “Qendra për Informim të Hapur” në datën 07.02.2017. Nga një vëzhgim i thjeshtë konstatohet se portali i Sali Berishës është krijuar shumë vite para regjistrimit në 2017. Pra, Syri ka punuar në të zezë dhe ka kryer evazion duke iu shmangur taksave, ndryshe nga sa pretendon në reagim.

Nëse i merr të gjithë bashkë këta, asnjëri prej tyre nuk ka mundësi të financojë as pagat e tyre, e jo më pagat e 70 gazetarëve dhe studio qindra mijëra euro.

Pra, këta janë “pronarët” e po të cilët kanë vendosur të investojnë disa milionë euro, për t’i dhuruar familjes Berisha, një televizion i cili “rastësisht” i ka studiot brenda pallatit të Monika Kryemadhit në Astir.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com