Ballina Bota “22 vite pa princeshë Dianën”! Mesazhet epike në nder të princeshës më...

“22 vite pa princeshë Dianën”! Mesazhet epike në nder të princeshës më të dashur në botë!

39

22 vjet nga vdekja e parakohshme e saj, bota nuk e ka harruar princeshën Diana. Homazhet vërshuan në rrjetet sociale për atë që konsiderohet si figura ndoshta më e dashur e familjes mbretërore britanike.

Diana vdiq kur limuzina me të cilën udhëtonte u përplas me një kolonë të tunelit Pond D`alma në paris 31 gushtin e vitit 1997. Vdekja e saj shokoi vendin e bëri të vajtojnë milionë njerëz anembanë botës. Dy dekaka më vonë, figura e Dianës vazhdon të mbetet po aq e dashur sa atëherë, kur të gjithë e quanin “princesha e popullit”.

Në facebook, është hapur një grup që i kushtohet princeshës së ndjerë të Wellsit. Ai u mbush me mesazhe emocionuese, si “U largua, por nuk u harrua kurrë”, “22 vjet më parë, bota humbi princeshën e saj më të bukur e të jashtëzakonshme”, apo “Asnjë anëtar tjetër i familjes mbretërore nuk ka për tu kujtuar në këtë mënyrë”!!

Diana dallonte nga të tjerët në pallatin mbretëror; ajo e kuptoi rëndësinë e jashtëzakonshme të pozicionit te saj dhe e shfrytëzoi për të promovuar çështje që i kishte për zemër e për të krijuar lidhje më të ngrohta me publikun.

Një prej arsyeve që e quajnë “princesha e popullit” është se gjithmonë afrohej me njerëzit e thjeshtë. Në bisedat që patën me të, shume ndienin se princesha jo vetëm i dëgjonte me kujdes, por interesohej vërtet për atë çfarë kishin për të thënë. Me sjelljen e saj jashtë kornizave të ngurta, Diana konsiderohet se praktikisht, edhe vetë familjen mbretërore e afroi më shume me popullin.