Ballina Aktualitet 28 ndryshime të reja në Kodi Rrugor që duhet t’i m¨soni: Gjobë...

28 ndryshime të reja në Kodi Rrugor që duhet t’i m¨soni: Gjobë dhe konfiskim mjetit të blinduar nëse s’kanë

51

Makinat e blinduara që qarkullojnë pa autorizim krahas konfiskimit do të gjobiten nga 100 deri në 200 mijë lekë. Një nga 28 ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor që Ministria e Brendshme ka dërguar për konsultim në Kuvend.

E njëjta vlerë gjobe parashikohet edhe për shoferët të cilët zotërojnë mjetin e blinduar me autorizim, por ia japin ta drejtojë një personi të paautorizuar. Kodi i ri Rrugor parashikon ashpërsim të masave për shkeljet që në pjesën më të madhe të rasteve janë shkaktarët e regjistrimit të ngjarjeve të rënda,si përdorimi e celularit në timon, alkooli dhe shpejtësia.

Përdorimi i celularit pritet të ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë nga 500 deri 1000 lekë që është aktualisht. Në rast se shkelja përsëritet 3 herë krahas gjobitjes ka pezullim të lejes së drejtimit deri në 3 muaj dhe ulen 10 pikë nga patenta.

LEXO EDHE:
Lleshaj: Vlora nuk kryeson më listën për kanabis, OFL po u tregon të gjithëve se askush nuk gëzon pasurinë e vënë nga krimi
Ashpërsim do të njohë dhe gjoba për shoferët që drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit në masën 0.8 deri në 1.5 gramë për liter, për të cilët parashikohet gjobë deri në 40 mijë lekë dhe 50% më shumë nëse shkelja konstatohet gjatë orarit 22:00 deri në 07:00.

Ndëshkimi do shoqërohet dhe me arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 12 deri në 24 muaj. Sa I takon shpejtësisë tej normave të lejuara masat janë rritur por ndër më të rëndat është tejkalimi shpejtësisë maksimale me 50km në orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km në orë në ato të banuara ku gjoba shkon nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

Ndryshimet në kodin rrugor pritet të prekin dhe radhët e uniformave blu pasi në propozimet e bëra parashikohet që efektivët e policisë që drejtojnë një automjet policie do të duhet të pajisen me leje drejtimi të veçantë shërbimi për ti autorizuar atyre shërbimin që kryejnë. Ndryshimet e prezantuara nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në shkurt, tani presin dritën jeshile nga parlamenti për të kaluar më pas në zbatim. Ndërsa në momentin që hiqen të gjitha pikët e patentës, shoferi detyrohet të kthehet edhe njëherë në autoshkollë.

NDRYSHIMET E PROPOZUARA:

Përdorimi i telefonit:

Gjoba 500-1000 lekë bëhet 5000-15000 lekë

Pijet alkoolike:

40.000 lekë dhe 12-24 muaj pezullim leje drejtimi për masën 0.8-1.5 gramë/l

50% më shumë nëse shkelja konstatohet nga ora 22:00-07:00

Shpejtësia tej normave:

Më shumë 10 km/orë- 30 km/orë gjoba 2000-4000 lekë

Më shumë se 30- 50km/orë jashtë qendrave të banuara gjoba 5000-15000 lekë

Më shumë se 20-40 km/orë në qendra të banuara gjoba 5000-15000 le

Më shumë se 50km/orë jashtë qendrave të banuara gjoba 10000-20000 lekë

Më shumë se 40 km/orë në qendra të banuara gjoba 10000-20000 lekë

Rripi i sigurimit:

5000-15000 për mos vënie të rripit nga shoferi, 1000-3000 lekë për pasagjerin

Makinat e blinduara pa autorizim:

Konfiskim mjeti dhe 100.000-200.000 lekë gjobë

Automjetet e institucioneve:

Punonjësit të pajisen me leje drejtimi të posaçme