Ballina Aktualitet 6 vite nga “eleminimi” i Artan Santos… asnjë i dënuar! Artan...

6 vite nga “eleminimi” i Artan Santos… asnjë i dënuar! Artan Hoxha ‘trondit’ me deklaratën: Tregon si

51

Dje u mbushen 6 vite nga eleminimi i bankierit Artan Santo dhe ndonëse kanë kaluar kaq kohë ende nuk dihet kush e vrau dhe pse. Këtë ngjarje që ka tronditur Tiranën e ka kujtuar edhe gazetari Artan Hoxha. “Ah vrasesit?!Ata qe terhoqen kembezen, ate mengjes te nxehte qershori, mbase mund ti kesh pare gjekundi, andej, udheve te ferrit.

I nisen pas teje per ne boten tjeter, per te fshehur gjurmet dhe per te keputur zinxhirin e provave, qe te çonin drejt vrasesve te vertete.”, shkruan Hoxha në Facebook.

Postimi i Hoxhës në Facebook

Fiks, si sot 6 vite me pare…

Asgje nuk ka ndryshuar qe nga ajo dite. Nje tjeter “çun Tirane”, por jo çun Kombinati, çun Blloku, vazhdon te jete ne pushtet. Ai miku tjeter, qe thoshte se ta donte “te miren”, e ka marre nen kontroll te plote banken tende…

Vrasesit!!!!

Ah vrasesit?!

Ata qe terhoqen kembezen, ate mengjes te nxehte qershori, mbase mund ti kesh pare gjekundi, andej, udheve te ferrit.

I nisen pas teje per ne boten tjeter, per te fshehur gjurmet dhe per te keputur zinxhirin e provave, qe te çonin drejt vrasesve te vertete.

Vrasesit e vertete, ATA qe urdheruan, dhe perfituan direkt nga ajo ngjarje, vazhdojne te jetojne “te lumtur” , pasi i kane lare duart nga njollat e gjakut…

Asgje nuk ka ndryshuar, fiks si 6 vite me pare…