Ballina Aktualitet A kanë lidhje rrebeshet e shiut me tërmetet e njëpasnjëshme? Metereologia sqaron...

A kanë lidhje rrebeshet e shiut me tërmetet e njëpasnjëshme? Metereologia sqaron situatën se çfarë po ndodh

22

Moti i keq, me reshje të dendura shiu ka goditur vendin pas tërmeteve. Meteorologia Tanja Porja në një lidhje direkte në emisionin Opinion, tregoi se cilat ishin qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet.

Sipas saj situata paraqitet e vështirë në këto qytete: Lezha, Kruja, Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Ajo jep detaje n lidhje me reshjet e rëna gjat ditës së djeshme.

Porja thotë:

Ka rënë 60 deri në 80 milimetra shi, kanë qenë reshje intensive. Kjo situatë do të vazhdojë, kemi një fuqizim të reshjeve rreth orës 2, pas mesnate. Në mëngjes dhe vijim presim një përmirësim. Kjo situata e reshjeve ishte parashikuar pesë ditë më përpara, që dita e hënë dhe e martë do kishte reshje me intensitet mesatar dhe intensiv. Pjesa më e madhe e Ballkanit Perëndimor është në këto kushte. Nivelit i ujit është mbi 30 centimetra, në rrugë”.
Sipas saj, reshjet nuk kan asnjë lidhje me tërmetet.