Ballina Sport A mund ta kishte larguar topin para se të hynte në portë,...

A mund ta kishte larguar topin para se të hynte në portë, Elseid Hysaj? Kreshnik Spahiu hedh dyshimet e forta, publikon foton

25

Mbrëmë kombëtarja e Shqipërisë u mposhtë me rezultat 0-1 nga kombëtarja e Lituanisë.

Golin lituanezët e shënuan në minutën e 51-të pas një gabimi të Klaus Gjasulës.

Por, para se të hynte topi në gol, kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj ishte afër t’i ndryshonte drejtim topit.

Në Shqipëri janë hedhur dyshime se Hysaj mund ta kishte larguar topin para se të hynte në gol.

Pas kësaj, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i cili hedh dyshimin e fortë për shitjen e ndeshjes nga Shqipëria.

“Të gjithë bëjnë pazar me Shqipërin dhe flamurin kuqezi?

A mund ta largonte topin kapiteni Hysaj?”, shkruan Spahiu.