Ballina Aktualitet A.rrestohet ministri i Shëndetësisë në Zimbabve për nje tender 60 mln $:...

A.rrestohet ministri i Shëndetësisë në Zimbabve për nje tender 60 mln $: Në kerkim biznesmeni shqiptar, ortaku i Gert Bogd

48

Ministri i Shëndetësisë së Zimbabvesë, Obadiah Moyo u arrestua ditën e djeshme pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur me qeverinë aty ditët e fundit.

Në një prej këtyre skandaleve ishte i përfshirë edhe kompania Drax International, me aksioner të vetëm Ilir Dedjan, një shqiptar me pasaportë italiane të cilës qeveria e Zimbabvesë i akordoi tenderin me vlerë 60 milionë dollarë për pajisje mjekësore pasi ka lidhje të përafërta me djalin e presidentit të Zimbabvesë.

Në një foto të publikuar nga media “ZimLive” shfaqet edhe ish-deputeti i PD, Gert Bogdani, i cili nuk dihet çfarë roli ka.